Qytetarët e fshatit Bozovcë dhe Veshallë nëpërmjet një statusi në Facebook kanë reaguar se ende në fshatin e tyre rrugët pastrohet me lopatë.
“Jemi në vitin 2023 ende tek ne pastrohen rugët me llopat ose “kaci”. Prej shumë vitesh po edhe tash Fshati Bozovcë dhe Fshati Veshallë ende detyrohen t’i pastrojnë rrugët në ket menyrë. Këto pak njërez që kanë ngel në keto dy fshatra jan në mëshirë të fatit te haruar nga komuna e Tetovës”, shkruan qyetari Bashkim Alija.