12.5 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme...

Bujar Osmani: BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se ndonjë parti tjetër

Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “ClickPlus” në TV21 tha se BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se një parti tjetër.

Ai deklaroi se partia e tij nuk e do me çdo kusht qeverinë dhe se shqiptarët nuk mund të përfaqësohen përveç se si fitues.

“Shihni, 1 votë më pak se çdo parti tjetër politike, nga sot firmos në emër të BDI-së, në emër të Ali Ahmetit si zëdhënës i saj, si nënkryetar, se BDI-ja do të nënshkruajë që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë nën çdo kusht. Shqiptarët nuk mund të përfaqësohen ndryshe në Qeveri përveçse si fitues”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments