7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, plotë me paaftësi

Mickoski: Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, plotë me paaftësi

VMRO-DPMNE vazhdon me debatet që i ka zhvilluar gjatë periudhës së kaluar nën titullin “Është e rëndësishme – Platforma për të ardhmen”. Në këtë debat foli edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pjesën për parimet e ardhshme ekonomike, ku theksoi se gjatë mandatit 4-vjeçar do të investohen rreth 1 miliardë euro ose 250 milionë euro. Ai e akuzoi ashpër Qeverinë për krijimin e politikave.

“Nga njëra anë kemi ekstremin që është prezent në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Një ekstrem që është  plotë me paaftësi, me shumë krime, me nënshtrim. Një ekstrem që në 6 vitet e fundit ka zhytur  gjithçka që ndoshta në fillim të viteve ’90 ishte shpresë se më në fund  kemi shtet tonë sovran dhe të pavarur”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE- së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments