Ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e BDI-së Bujar Osmani në emisionin “ClickPlus” në TV21 ka theksuar se nëse vjen Vetëvendosja në Maqedoni do të dështojë.
“Në Maqedoninë e Veriut nuk ka nevojë për ndërhyrje, do të dështojë siç kanë dështuar në të kaluarën, mirëpo do të mbetet ajo shija e hidhur e tentimit për t’ju treguar mend shqipëtarëve të Maqedonisë. Ne nuk jemi prej dje ne kemi arritur një progres të pozicionit tonë etnik me hapa kuantik dhe nuk mund ne askush t’na tregon se si bëhet politika këtu”, tha Osmani.