Nga një dhjetori do të fillojë tarifa e lirë e rrymës në periudhën prej orës 13 deri në 15, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës. Nga një dhjetori, amvisëritë do të ketë tarifë të lirë të rrymës nga ora 13 deri në 15 dhe nga ora 22 deri në 7 çdo ditë, si dhe të dielën tërë ditën.
“Me vendosjen e tarifës së lirë ditore amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithësej 11 orë energji elektrike të lirë gjatë 24 orëve nga e hëna deri të premten dhe 24 orë të dielen. KRRE pas analizave të bëra, vlerësoi se janë krijuar kushte që amvisëritë të shfrytëzojnë orë shtesë në të cilat kompensimi për energjinë elektrike të harxhuar do të përllogaritet sipas tarifës së lirë. Të dhënat tregojnë se, cikli investues në burimet ripërtrirëse të energjisë ka rritur prodhimin e energjisë elektrike me çka ndikoi në mënyrë direkte ndaj uljes së çmimit gjatë ditës”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislomoski.
Aktet nënligjore që i miratoi KRRE përcaktojnë edhe afate të reja sipas të cilave kompanitë energjietike nga viti i ardhshëm do të duhet t’i dorëzojnë kërkesat e tyre më së voni deri më 30 shtator, ndërsa vendimet për tarifat e reja do të kumtohen më së voni deri më 30 nëntor dhe do të jenë në fuqi nga viti i ardhshëm.
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të energjisë elektrike gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, ashtu që 6.737 denarë është KWh.
Çmimi për KWh, varësisht nga grupi i konsumatorëve, sillet nga 6.980 denarë deri 11.744 denarë.