8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇmimi i energjisë elektrike mbetet i njëjtë, nga 1 dhjetori dy orë...

Çmimi i energjisë elektrike mbetet i njëjtë, nga 1 dhjetori dy orë tarifë e lirë e rrymës në Maqedoni

Grupi i parë dhe i dytë i shfrytëzuesve, që shpenzojnë më pak energji elektrike, nuk duhet të brengosen për çmimin. Këtu përfshihen rreth 98% e qytetarëve, pohojnë nga Qeveria. Intervenime duhet të ketë në bllok tarifën e tretë dhe të katër ku janë shfrytëzuesit më të mëdhenj që shpenzojnë më shumë. Drejtori i Agjencisë për energjetikë, për TV21 theksoi se shteti ka treguar se nuk do të ketë tronditje enorme në çmimin e rrymës.Nga fundi i këtij muaji, EVN Home do të shpallë tender në të cilin EMV do të ofrojë sasinë dhe çmimin që e posedon. Në mënyrë shtesë Komisioni energjetik do të vërtetojë tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin ndaj MEPSO-s dhe MEMO-s”, tha Dario Nikollovski, drejtor i Agjencisë për Energjetikë.

Komisioni Rregullatorë do të ketë mundësi që të intervenojë në çmimin e EVN Home.

“Komisioni rregullator do të mund të intervenojë, pasi që do të shqyrtojë të gjithë parametrat në bazë të cilave EVN Home e ka sjellë çmimin. Në mënyrë praktike qëllimi është i njëjtë, është ndryshuar vetëm mënyra, e cila është në përputhje me vlerat europiane”, shtoi Nikollovski.Ajo që është e sigurt është se nga 1 dhjetori fillon tarifa e lirë e energjisë elektrike. Amvisëritë do të mund të shfrytëzojnë tarifën e lirë nga ora 13 deri në orën 15 gjatë ditës. Praktika ka dëshmuar se muaji dhjetor është më i ftoftë dhe andaj kjo tarifë vendoset në dispozicion të qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments