Kryetari i komunës së Tetovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti kanë qëndruar në Prishtinë në Inaugurimin e bustit të heroit të kombit, Hasan Prishtina.
Në qytetin e Prishtinës , së bashku me mikun tim Izet Mexhitin, në mesin e shumë familjarëve e veprimtarëve të çështjes kombtare shqiptare bëmë Inaugurimin e bustit të heroit të kombit, Hasan Prishtina i cili është bërë nga fondacioni “Hasan Prishtina” me në krye Memet Prishtinën.