Politikani serb, Nenad Çanak ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).
Sipas tij, tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, janë llamba e Kishës së Serbisë.“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës. Tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në vitin 1991 janë sot llamba e Kishës së Serbisë. Jo mirë”, ka shkruar ai në X.
U BiH šverc oružja za Dodikove ruske terorističke kampove ide preko SPC. Na Kosovu sav "patrijotski" terorizam i naoružavanje ide preko SPC. U CG su naoružanni do zuba, izbori se kupuju preko crkve. Tenkovi JNA 1991. danas su kandila Crkve Srbije.
Nije dobro.— Nenad Čanak 🇺🇦 🇬🇪 (@XXLTulip) November 24, 2023