Gjatë luftës në Kosovë ishin vrarë rreth 10 mijë martirë dhe afërsisht 2 mijë dëshmorë (KMLDNj).
Kanë luftuar ata trima që janë vrarë në betejë me armikun, gjithashtu edhe ata që janë plagosur në fushëbetejë. Kanë luftuar ata që nuk u sprapsën nga armiku dhe ata që nuk dezertuan. Po ashtu kanë luftuar mirëfilli ata që nuk u pasuruan pas lufte. Luftuan edhe ata që nuk lavdërohen me luftën çlirimtare. Në UÇK ishin 13.458 ushtarë (Agim Çeku listën dorëzuar KFOR-it më 1999). Pas luftës u bënë mbi 60 mijë veteranë për vota, rreth 50 mijë më shumë.
Shumë krerë të UÇK-së dhe FARK-ut ishin në Shqipëri – Tiranë ose në Perëndim.
Në Prishtinë qëndruan presidenti I.Rugova, A.Demaçi dhe A.Kurti. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u muar peng nga Millosheviqi, kurse Albin Kurti u burgos, i cili ishte sekretar në Zyrën politike të UÇK-së në Prishtinë nën Adem Demaçin.
UÇK-ja sipas disa krerëve komandantëve të saj : Bardh Hamzaj : ”Rrëfimi për luftën dhe lirinë (Dialog me komandantin Ramush Haradinaj)”, Zëri, Prishtinë, 1999. f.99-102…
“Kurrë nuk kam besuar se mund të ndodhë ikje e organizuar e ushtrisë. … Më kishin mbetur vetëm 50 ushtarë”.
Bardh Hamzaj: “Paqja e Gjeneralit ( Dialog me Ramush Haradinaj)”, Zëri, Prishtinë,2001. f.237. …
Para bombardimeve të NATO-s në Dukagjin kishte 3 mijë ushtarë të UÇK-së.
Abetarja e Pushtetit – Libërth mbi politikën, njerëzit dhe partitë në Kosovë, Dhjetor, 2011, IKS. f.33 . …
Në muajt kaotike të pas luftës, UÇK-ja e dëmtoi imazhin e saj heroik të kohës së luftës. Shumë njerëz filluan ta asociojnë UÇK-në me korrupsion, hajni dhe vrasjet hakmarrëse të të ashtuquajturve kolaboracionistë. …
f.37. Rexhep Selimi, njëri prej komandantëve të Drenicës, thotë që në vitin 1997 organizata kishte vetëm 100 pjesëtarë. Selimi poashtu thotë që në fund të vitit 1998, UÇK-ja kishte 10,000 pjesëtarë të armatosur. … Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) thotë që para demilitarizimit të saj në shtator të vitit 1999, UÇK-ja kishte rreth 10,000 pjesëtarë të regjistruar. …
Agim Zogaj: (Dialog me Naim Malokun),
Zëri, 2000, Duakgjin Pejë, f.143. … Me lojërat që Serbia i ka bërë me Rugovën, ne edhe si komb jemi poshtëruar, sepse nuk ishim të aftë ta nxirrnim Rugovën prej duarve të Serbisë, pra ose ta kishim mbrojtur ose të kishim bërë ndërrime me ndonjë serb. …
F.155. … Pak edhe me mos gjeturinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe të vet UÇK-së, pak edhe me fajin e KFOR-it që e la me qëllim Mitrovicën nën kontrollin e forcave ushtarake -policore serbe, më se 17% e territorit të Kosovës. …
Safet Zejnullahu : Lufta për Kosovën (flet komandant Remi), Zëri, Prishtinë, 2000.
f.92. … Unë mendoj se Reqaku duhet të mbetet në histori si vendi që solli NATO-n në Kosovë. f. 94… Para Sylejman Selimit nuk ka pasur komandant të UÇK-së. … f.104. … forca ime për ta mbrojtur popullatën nuk ka qenë as 5%. …
f.109. … Forcat armike tani ishin përqendruar në të gjitha fshatrat. …
f.116. … Remi: Akuza mund të drejtohen ndaj të gjithë neve për çështjen e Mitrovicës, jo në ushtrinë e Zonës së Shalës, por në këtë akuzë mund të përfshihem edhe unë vetë me gjithë komandantët e tjerë. …
Rrustem R. Berisha: “Holokausti Shqiptar 1 “, Prishtinë, 2010. f.42-43. …
1,000,000 shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe të përzënë jashtë Kosovës; mijëra gra e vajza shqiptare të dhunuara e të masakruara nga forcat serbe, 11,000 venbanime shqiptare të djegura e të rrënuara; mbi 200.000 shtëpi, banesa,etj…
Qemal Aliu: “Kosova press Agjensia e flakëve të luftës”, Kosova press, Prishtinë,2004. f.121-2. Berisha mbeti vend i vetëm i pashkelur nga forcat serbe. … Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkauara që nga fillimi i luftës e deri më 13 maj 1999, nga Kosova janë dëbuar 905.000 veta, ndërsa burime nga UNHCR-ja flasin për 910.379 të dëbuar. …
Ismail S. Kastrati: “Kohë Ëndrrimesh-Kronikë”, Prishtinë,2018. f.262. … “Oficerë shqiptarë të karrierës në ish Jugosllavi ishin rreth 750, ndërkaq të inkuadruar në UÇK rreth 70 veta. As 10% të oficerëve të të gjitha gradave nuk ishin përgjigjur detyrës ndaj profesionit dhe thirrjes së atdheut”. …
Muhamet Kelmendi: “Pse nuk u ndërtua Fronti për Çlirimin e Kosovës” f.156. … “Duke mos e ndërtuar Frontin për Çlirimin e Kosovës, në fakt u bllokua puna si nga qeveria e Bukoshit, ashtu edhe nga grupi që vepronte në emër të Shtabit Qëndror të UÇK-së, Xhavit Halitit, Hashim Thaçit dhe Azem Sylës”. …
Adil Pireva: “Vite Shprese e Qëndrese”, Faik Konica, 2004,Prishtinë, f.436-7. …
Nën hijen e bombardimeve soldateska serbe, dëboi mbi 850 mijë shqiptarë,… kanë shkatërruar e djegur 204.585 shtëpi shqiptare në 1.300 fshatra, në 29 komuna. …
Muhamet Çetta: “Me UÇK-në në Koshare 2”, Faik Konica,Prishtinë,2002. f.245-6. …
as Hashim Thaçit e as bashkëluftëtarëve të tij nuk u kishte rënë ndër mend të shkonin dhe të vendoseshin në Mitrovicë, në mënyrë që të evitohej ndarja e këtij qyteti. Në Mitrovicë ishin vendosur forcat paqeruajtëse të KFOR-it, por, megjithatë, po të vendosej po-pullsia, sikurse ndodhi në Prishtinë, ku nga 250 mijë, sa kishte para luftës, kryeqyteti i Kosovës u shtua në 500 mijë banorë, do të evitohej ndarja e Mitrovicës. … Më saktë, madje edhe njerëzit që nuk kishin marrë fare pjesë në luftën e UÇK-së ia mësynë Prishtinës për të uzurpuar banesa,lokale dhe troje, jo rrallë herë edhe të shqiptarëve. …!
Prishtinë – 23.11.2023