11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Mickoski është për koalicion me të Majtën, edhe pse është parti...

LSDM: Mickoski është për koalicion me të Majtën, edhe pse është parti kundër BE-së dhe NATO-s

Publikisht, në një intervistë në televizionin Kanal 5, Mickoski tha se është për koalicion të DPMNE-së me të Majtën. Ky është konfirmimi i drejtpërdrejtë i Mickoskit për atë që kemi thënë gjatë gjithë kohës dhe që lidhet drejtpërdrejt me koalicionin DPMNE-së dhe të Majtës, thuhet në kumtesën e LSDM-së.“Përkundër faktit se e Majta është parti kundër BE-së dhe NATO-s, Mickoski tha se “kurrë nuk duhet thënë kurrë”. Ai do të ulet në tavolinë dhe do të negociojë për vlerat. Çfarë vlerash do të negociojë Mickoski për martesë me të Majtën? Për vlerat pro-ruse të së Majtës? A do të negociojë Mickoski kundër NATO-s? Apo për retorikën inflamatore anti-BE? Të gjitha maskat e DPMNE-së kanë rënë”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se në mëngjes DPMNE dërgon një deklaratë kundër të Majtës dhe pasdite Mickoski flet për koalicion me ta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments