12.4 C
Tetovo
E hënë, 28 Prill, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami tallet me tetovarët, shikoni si asfalton rrugët (VIDEO)

Bilall Kasami tallet me tetovarët, shikoni si asfalton rrugët (VIDEO)

Po vjen era asfallt.  Kështu do te kishin thënë aktivist e simpatizues të Bilall Kasamit.

Por për te dëshmuar se sa asfalt, gezetari i TS, Nevrij Ademi ka qenë në rrugën “Vëllezërit Milladinov” për të vërtetuar se aty ndodhen vetëm dy lopata asfalt.

Rruga “Vëllezërit Milladinov” është një rrugë e shkatërruar  gati 3-4 muaj e që i ka revoltuar edhe qytetarët.

Pas kanalizimit është lënë në gjendje katastrofale dhe komuna nuk ka marrëe asnjë hap në drejtim për të aafaltuar tërësisht.

Edhe qytetarët e Tetovës thonë se kjo rrugë nuk do të ishte edhe në Bangladesh e madje disa thonë se është turp i komunës së Tetovës që me muaj të tërë ka lënë në gjendje të tillë rrugën.

Ish udhëheqësi i sektorit të rrugëve, Memet Memeti muaj më parë  u shpreh se brenda disa ditëve do të asfaltohet rruga, por kanë kaluar muaj të tërë rruga është shkatëruar edhe më shumë./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments