0.3 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeEdhe më lirë nëse sjellni makina nga jashtë në Maqedoni, Qeveria planifikon...

Edhe më lirë nëse sjellni makina nga jashtë në Maqedoni, Qeveria planifikon uljen e TVSH-së

Qeveria po shqyrton mundësinë e uljes së TVSH-së, për importet e automjeteve të reja dhe të përdorura në vend. Nëse kjo ndodh, atëherë bie ideja për dhënien e një subvencioni shtetëror prej tre mijë eurosh për blerjen e një automjeti me standard 5 ose EURO 6, tha për Alsat Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kjo do të shmangte rrezikun që disa nga qytetarët, që do të aplikonin për ndihmë shtetërore për blerjen e një makine të lihen me duar bosh. Qeveria është duke bërë llogaritje se cili opsion do të ketë më shumë kosto-efektive për arkën e shtetit, qoftë zbritja e TVSH-së për importet, ose 3,000 euro subvencion.

Ideja e tre mijë eurove nuk është braktisur, ne po punojmë paralelisht në implikimet fiskale, por punojmë gjithashtu edhe në atë se sa qytetarë mund t’i ndihmojmë me masën e parë dhe sa me të dytën. Informacioni fillestar që marrim është se është më mirë të shkojmë me masën e dytë, pasi kjo do t’u lejojë të gjithë qytetarëve të interesuar të importojnë makina të reja. “- tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë

Jozyrtarisht, shumica e anëtarëve të qeverisë janë për ulje të përkohshme të TVSh-së për importin e makinave të përdorura dhe të reja. Ndryshimet në ligjin e automjeteve kanë ngjallur shumë interes tek qytetarët që kur u njoftuan më shumë se një muaj më parë. Ideja ishte që automjeti i vjetër të lihej në deponi (për skrap), e cila do të merrte autorizim të veçantë nga Ministria e Mjedisit. Ai më pas do të duhej ta çregjistronte automjetin në Ministrinë e Brendshme dhe ta dorëzonte leje qarkullimin atje. Vetëm atëherë qytetari i interesuar do të mund të blinte një automjet me standardin Euro 5, por deri në 12 mijë euro dhe me të gjitha dokumentet të aplikojë në Ministrinë e Ekonomisë për një rimbursim prej tre mijë eurosh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments