0.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeParalajmërimi i Kurtit: Grupi paramilitar i Milan Radojçiç po organizon tjetër sulm...

Paralajmërimi i Kurtit: Grupi paramilitar i Milan Radojçiç po organizon tjetër sulm terrorist

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ngritur shqetësimin se një tjetër sulm terrorist mund të organizohet nga grupi paramilitar i Milan Radojçiç me mbështetje të Beogradit.

Sipas tij, të premten e 10 nëntorit në Rashkë të Serbisë ka pasur një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova që drejtohej nga Radojçiç, i cili u ka kërkuar atyre mobilizim për fushatën zgjedhore.

“Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë. Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviçit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë”, tha Kurti.

Këto veprime, sipas Kurtit, tregojnë qartë se Milan Radojçiç, pas sulmit terrorist të kryer në veri, vazhdon veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës.

“KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radojçiçit.

Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë”.

Ai thekson më tej se Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor pasi organizatorët e sulmit në Banjskë vijojnë të jenë të lirë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments