Pensionet do të rriten në nivelin e pagës minimale, ndërsa paga minimale do të rritet në nivelin më të lartë historikisht prej 22.500 denarë, paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Në buxhetin për masat kundër krizës deri në fund të këtij viti janë paraparë 75 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm janë paraparë 55 milionë euro shtesë. Këtu fillimisht vazhdojmë me masën për subvencionimin e energjisë elektrike.
Do të ketë mbështetje financiare për pensionistët me pensione deri në pagën minimale.
Paga minimale do të rritet në nivelin më të lartë historikisht prej 22.500 denarë. Rritje të pagave do të kenë edhe punëtorët në të gjithë sektorin publik. Buxheti i vendit tonë përmbush objektivat për të cilat është bërë, si sigurimi i stabilitetit fiskal, ekonomik, makroekonomik dhe monetar. Po marrim masa për përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Kovaçevski