-1.2 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeRestrikcione uji në Tetovë

Restrikcione uji në Tetovë

Situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen shkaku i shterjes se ujit në burime. Nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë kanë apeluar që qytetarët të kenë kujdes me ujin e pijshëm dhe të mos e keqpërdorin

Tetovë, 19 nëntor – Në Tetovës sesi të zgjidhet problemi me ujin e pijshëm. Edhe pse janë bërë miliona euro investime në ujësjellësin e ri, megjithatë problemi me mungesën e ujit ende po e përcjell këtë qytet tash e 25 vite. mSë fundmi edhe pse përgjegjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë kishin shfaqur shpresë se nuk do të ketë restrikcione të ujit megjithatë kësaj nuk i janë shmangur sepse në njoftimin e fundit të kësaj ndërmarrje thuhet se do të ketë restrikcione dy herë brenda ditës shkaku i një defekti në filter stacionin e ujit në Leshnicë. Edhe pse punohet në sanimin e defektit megjithatë nuk ka një afat të caktuar se sa do të zgjasë periudha e restrikcioneve të ujit. Restrikcione të ujit përskaj shumë defekteve nuk ka pasur me vite.

“Për shkak të mungesës së ujit, jemi të detyruar të ndërmarrim masa restriktive të furnizimit me ujë sipas këtyre orareve. Nga ora 12:30 deri në 15:30 të ditës. Nga ora 01:00 deri në 04:30 të natës. Mungesa e ujit është rezultat i një defekti në filtrat e stacionit të filtrimit nga burimet e Leshnicës, që aktualisht janë jashtë përdorimit. Ju kërkojmë mirëkuptim për këtë situatë të pakëndshme dhe gjatë këtyre periudhave të kufizuara të furnizimit me ujë. Ekipet tona janë duke punuar me shpejtësi për të zgjidhur problemet teknike dhe për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë.
Puna pritet të vështirësohet më shumë në teren gjatë periudhës në vijim për shkak të terrenit të papërshtshëm dhe temperaturave të ulëta,kurse reshjet e borës e bëjnë me problematike qasjen deri tek vendi i defektit. Problemet e kësaj natyre me ujin e pijshëm janë hasur shpesh gjatë kësaj periudhe në Tetovë,prandaj edhe qytetarët kanë pasur mungesë të ujit për të kryer nevojat e tyre të përditshme. Situatën e kanë rënduar reshjet e shiut të cilët shkaktojnë turbullime të ujit dhe senzorët që janë në stacionin e filtrimit menjëherë e shkyçin ujësjellësin automatikisht nga sistemi. “Për shkak të reshurave të shiut, burimet e ujit të Leshnicës janë të turbulluara dhe nuk do jenë funksional në sistemin e rrjetit të qytetit. Për momentin kemi 210 litra ujë në sekondë nga burimet e vjetra të Sharrit. Nga ndërmarrja shpresojmë se brenda ditëve në vijim do të vihen në funksion dhe sasia e ujit në qytet do të filloj të stabilizohet” thonë më tej nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë.

Këto probleme nuk janë të vetme me ujin e pijshëm. Situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen shkaku i shterjes se ujit në burime. Nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë kanë apeluar që qytetarët të kenë kujdes me ujin e pijshëm dhe të mos e keqpërdorin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments