-0.7 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeU sanksionua nga SHBA’të, reagon ‘baba i tenderëve’ – Krasniqi kritikon gazetarët...

U sanksionua nga SHBA’të, reagon ‘baba i tenderëve’ – Krasniqi kritikon gazetarët e thotë se s’është dënuar kurrë për korrupsion

Nexhat Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i cili së fundmi u caktua në pozitën e Drejtorit të Departamentit të infrastrukturës rrugore në këtë Ministri, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë vendosur në listën e zezë të sanksioneve.Në njoftimin e bërë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhet se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet.Por, Krasniqi në reagimin e tij ka thënë se asnjëherë nuk është dënuar për korrupsion apo për marrje të ryshfetit.Madje, i sanksionuari nga SHBA’të i ka dhënë vetës të drejtë që t’i kritikojë gazetarët duke i quajtur ata si ‘pseudo-gazetar’ dhe duke u kërkuar të njëjtëve që ta bëjnë punën me etikë e profesionalizëm.

Postimi i plotë:

Unë edhe mund të jem i papërshtatshëm për Amerikën për të cilën gëzoj shumë respekt. Unë nuk e di arsyen për shkak se rasti është i vitit 2005, e që është rast i gjykuar.Çuditërisht unë kam nënshkruar kontrata me kompaninë prestigjioze amerikane Bechtel në vitin 2010 dhe 2014 për dy autostrada, duke pasur relacione shumë korrekte dhe profesionale me ta.

Ndoshta në media e nga pseudo-gazetar të ndryshëm jam dënu për korrupsion edhe për marrje ryshfeti..

Ndoshta nga politikanë të ndryshëm jam dënu për korrupsion edhe për marrje ryshfeti.

Çka është fakt, e për të cilin mundeni me verifiku në krejt institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës edhe ato ndërkombëtare, është kjo:

Në Republikën e Kosovës, ku jetoj e punoj prej kur kam lind, KURR në jetë nuk jam dënu për korrupsion e as për marrje rryshfeti…. Jam hetu, jam vezhgu e jam akuzu nga prokuror Amerikan, nga prokuror ndërkombëtar të Eulexit, nga prokuror Shqiptar të të gjitha prokurorive… Jam gjyku e ri-gjyku nga gjykatës Amerikan, nga gjykatës ndërkombëtar te Eulexit, nga gjykates Shqiptarë të të gjitha gjykatave.

KURR KURR KURR asnjëherë nuk jam dënu as për korrupsion e as për marrje të ryshfetit…

Sa i përket rastit te vitit 2005 për të cilin po thuhet se paskam keqpërdorur pozitën time publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e Ndërtimit të Parkut Industrial në Komunën e Drenasit nga kompania operuese Eltoni, që të kuptohet saktë nga të gjithë po e publikoj Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Eulexit për këtë rast .

Kurr mos u ndalni duke folur e duke shkruar zi e terr për mua, natyrisht pa asnjë fakt, veç mundohuni të paktën nganjëherë t’a bëni punën e gazetarit me etikë e profesonalizëm.

Faleminderit!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments