Në Tetovë nga sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë çdo ditë për gjithsej gjashtë orë për shkak të kufizimeve të vendosura nga Ndërmarrja Publike. Shkak është bërë dështimi i filtrave në impiantin e trajtimit të ujësjellësit të ri.
“Mungesa e ujit është pasojë e dështimit të filtrave nga stacioni i pastrimit në burimet në Leshnicë, të cilët aktualisht janë jashtë përdorimit. Jemi të detyruar të marrim masa kufizuese për furnizimin me ujë sipas orarit të mëposhtëm – në intervalin kohor nga ora 12:30 deri në 15:30 dhe nga ora 01:00 deri në 04:30. Kërkojmë mirëkuptim për këtë situatë të pakëndshme në këto periudha të kufizuara kohore të furnizimit me ujë”, njoftojnë nga NJP Tetovë.
NQP Tetovë thekson se punëtorët e tyre po punojnë për tejkalimin e problemeve teknike.