Para tre vitesh filloi ndërtimi i Çerdhes për fëmijët në fshatin Poroj në komunën e Tetovës, si e tillë ajo ishte donacion nga një kopani private nga Poroj, kompania e cila kishte marë përsipër ndërtimin karabina të së njejtës ashtu si që duket në fotot e siguruara nga Top24. Që nga përfundimi i ndërtimit karabina i kësaj Çerdhe për më shumë se dy vite komuna e Tetovës nuk ka aritur të kryej punët shtesë ate të suvatimit, lidhjes elektrike dhe kompletimit të së njejtës për ta vënë në funksion që të hap dyert për fëmijët e kësaj ane. Hapja e kësaj çerdhe në fshatin Poroj do të lehtësonte angazhimin e prindërve dhe të punësuave të cilët detyrohen që fëmijët ti sjellin në Çerdhen “Rinia” në lagjen Potok në hyrje të Tetovës nga Poroji pasi komuna nuk ka mbajtur premtimin për ta vënë në shërbim të qytetarëve çerdhen për fëmijë në fshatin Poroj, shkruan Top24
Ndryshe regjistrimi i fëmijëve në Çerdhet e qytetit kalon përmes disa procedurave, ku për regjistrimin e një fëmije çerdhja kërkon një dëshmi nga prindërit se janë të dy prindërit e punësuar dhe e gjithë kjo ndodhën përshkak të mbingarkesës së çerdheve në qytet.
Nga ana tjetër një çerdhe e re është ndërtuar dhe kompletuar por e njejta ende nuk është vënë në funksion edhe pse e njejta është kompletuar me inventar dhe gjithëçka që është e nevojshme për më shumë se gjashtë muaj.Top24
