10.1 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeKush janë borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoni, mes tyre kompania e...

Kush janë borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoni, mes tyre kompania e djalit të Mijallkovit dhe kusheririt të Zaevit

Drejtoria e të Hyrave Publike në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e borxhlinjëve, ku janë përfshirë 5105 kompani dhe qytetarë që kanë borxhe deri më 31 korrik, por nuk i kanë paguar deri më 31 tetor.

Borxhet bazohen në TVSH, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, akcizat dhe detyrimet doganore.

Për personat fizik shuma totale e borxhit është më e lartë se 2000 euro, ndërsa për personat juridikë mbi 5000 euro. Në listën e borxhlinjëve të publikuar janë 1815 persona juridikë dhe 3683 persona fizik.

Top-10 listën e borxhlinjëve e udhëheq kompania “Okitna Trade” nga Vizbegu i Shkupit, e cila në bazë të TVSH-së ka borxh 648.650.841 denarë apo mbi 10 miliojë euro.

E dyta është dega e kompanisë çeke me pronar rus “SGSM Oil Gas Service”, e cila ka borxh 219.457.045 denarë, përkatësisht mbi 3,5 milionë euro.

E treta është Ndërmarrja Publike Gostivari, që ka borxh rreth 2.3 milionë euro.

Më pas është “Divelop Group DOO Shkup”, kompani në pronësi të hotelit “Marriot”, me një borxh prej pak më shumë se dy milionë euro, gjegjësisht 128,5 milionë denarë për TVSH dhe tatimin në fitim.

“Develop Group” është në pronësi të kompanisë “Best Way” të djalit të Sasho Mijalkovit, Jordanit, si dhe të Aleksandër Ivanovskit, i njohur si Alek Teranova.

Në mesin e dhjetë debitorëve më të mëdhenj është edhe kompania e Trajçe Zaevit, kushëririt të Zoran Zaevit, e cila është komercialisht joaktive dhe ka një të punësuar, por ka dy milionë euro borxh për TVSH-në. Kjo kompani është në fakt kompania “Ferocem Plus DOO Strumica” e themeluar në qershor të vitit 2017 nga Trajçe Zaev dhe Janko Janev.

Ndër borxhlinjtë tjerë më të mëdhenj janë “Mil-Davit SHPK Shkup”, “Hotel Grand DOOEL Shkup”, “Spectra Jeotek” kompani turke nga Kratova, “Black Sea Metal Trading” nga Shkupi dhe Qendra e Kulturës “Iljo Anteski Smok” në Tetovë.

Neto borxhi i përgjithshëm i publikuar në Listën nr. 11/2023 është 9.067.088.954 denarë, ose 147,4 milionë euro, ndërsa borxhi në krahasim me listën e mëparshme është rritur për më shumë se 872.182.529 denarë ose rreth 14 milionë euro. Neto borxhi për taksa dhe kontribute është 8.900.288.661 denarë (847.836.009 më shumë se lista paraprake), ndërsa borxhi për doganë është 166.800.293 denarë (24.346.520 më shumë se lista e mëparshme).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments