12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeGrubi-Ahmetit: Për 20 vjet ua kemi bërë me hile Degës së Çairit,...

Grubi-Ahmetit: Për 20 vjet ua kemi bërë me hile Degës së Çairit, kanë punuar vetëm për 2-3 persona

Gjatë shpalosjes së Sekretariateve të BDI-së në Çair, Artan Grubi ka qenë shumë kritik ndaj ish-drejtueseve të kësaj dege ndër vite. Ai tha se degës së Çairit i është bërë me hile, ku nuk u është dhënë asnjë hapësirë dhe të gjithë kanë punuar për 2-3 persona, ndërsa pjesa tjetër ka qenë në hije.

“Për 20 vjet kemi krijuar kapacitete që po prijnë nëpër komuna, nëpër ministri, po edhe në qeveri i kryeministri e kuvend. Haku i të cilëve u kemi hyrë të gjithëve këtu, se 22 vjet, ju kemi bërë hile. Nuk iu kemi dhënë hapësirë, gjithë këtë bazën intelektualësh që po del në sipërfaqe.  Se të gjithë këta kanë punuar për dy persona, tre persona dhe të gjithë kanë qenë në hije. BDI-ja nuk është e të pakëve, nuk është e një personi, ju të gjithë jeni shumë më të mëdhenj se ne këtu në podium. Koha e të paktëve në një parti politike ka mbarur, veçanërisht në BDI”- tha Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments