Lidhja Europiane për Ndryshim pas raportit të progresit nga KE-ja për Maqedoninë e Veriut kërkojnë dorëheqjen e ministrave Artan Grubi, Bujar Osmani, Bojan Mariçiq dhe Krenar Lloga, shkruan TV21. Nga kjo parti vendosin në pikëpyetje mbështetjen për ndryshimet kushtetuese, nëse vendi nuk mban zgjedhje parlamentar, bashkë me presidencialet.
“Duke i marrë parasysh rreziqet dhe pasojat që burojnë nga kjo gjendje e regresit në raport me perspektivat europiane të Maqedonisë së Veriut, ne besojmë se është e nevojshme që menjëherë dhe pa vonesë të ndërmerren hapat e mëposhtëm: 1. Dorëheqje të parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenat Lloga. Kjo duhet të bëhet si akt i përgjegjësisë politike dhe si shenjë e mirë për aleatët tanë ndërkombëtarë se vërejtjet e tyre janë marrë shumë seriozisht nga shteti ynë. 2. Тë shpërndahet Kuvendi dhe të kemi zgjedhje urgjente parlamentare dhe presidenciale së bashku. Secila ditë e kaluar në pushtet nga kjo qeveri e kriminalizuar është humbje për qytetarët. 3. Ridefinim i plotë i organeve gjyqësore. Ne jemi në dispozicion të plotë me të gjithë ekspertët tanë juridikë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme për reforma rrënjësore, që kështu të garantojmë shtet të së drejtës. Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, ne do ta rishqyrtojmë edhe mbështetjen tonë për ndryshime kushtetuese në këtë mandat të Kuvendit. Nuk përjashtohet as ngrirja e plotë e kësaj mbështetjeje derisa ata janë në pushtet.”