11.5 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeMë tepër shi kishte në Kodrën e Diellit, mot kryesisht me vranësira...

Më tepër shi kishte në Kodrën e Diellit, mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit më së shumti shi, 14 litra për metër katror kanë rënë në Kodër të Diellit, 10 litra në Tetovë dhe Mavrovë, tetë në Krushevë, pesë në Berovë dhe Lazaropole, katër në Ohër, tre në Pretor dhe Vinicë, dy në Kriva Pallankë, Prilep, Gjevgjeli dhe Dibër, një në Shkup -Zajçev Rid, Manastir, Kumanovë, Strumicë, Veles, tregojnë matjet e DPHM.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos në mëngjes. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima. Në malet në veriperëndim mbi rreth 2000 metra mbi nivelin e detit reshjet do të kthehen në borë. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor (me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë). Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 19 gradë Celsius.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments