10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Prill, 2025
BallinaLajmeAdministrata e librave amë do ta aktivizojë grevën / Paralajmërojnë protestë dhe...

Administrata e librave amë do ta aktivizojë grevën / Paralajmërojnë protestë dhe bllokim rrugësh.

Ka tre vite që presin zgjidhjen e problemeve, por askush nuk po i zgjidh, përcjell TV21. Kanë biseduar me ish-drejtorë dhe drejtorë aktualë të Drejtorisë për Librat amë, ministra aktualë dhe ish-ministra, por asgjë nuk ka ndryshuar. Kërkesa për rritje të pagave 30 për qind nuk është plotësuar, ndaj thonë se nëse askush nuk i thërret në mbledhje dhe nuk plotësohen kërkesat, do të detyrohen të riaktivizojnë grevën e pezulluar dhe të nisin protestat, me bllokimin e rrugëve në të gjithë Shkupin. Pohojnë se Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë kanë premtuar se nga viti 2023 do të sigurohen mjete për rritjen e pagave të tyre me 30 për qind, por kjo nuk është arritur deri më sot.

“Dua t’i dërgoj një mesazh Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe Drejtorit për Librat Amë që të sigurojnë mjete për punonjësit e Gjendjes Civile dhe t’u japin 30 për qind rritjen e pagës që kërkojmë gjatë gjithë kohës. Shpreh shqetësim seriozi ndaj ministrit të drejtësisë se sot e kësaj dite kërkojmë një takim me të, me shkrim si duhet, nuk ka thirrur si ministër që të na dëgjojë, sepse Krenar Lloga tani është ministër i ri”, tha Toni Miloshevski, Sindikata e pavarur e administratës për mbajtje të librave amë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments