8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeBDI mohon përzierjen në Gjykatën Supreme/ Bujar Osmani: BDI nuk ka asnjë...

BDI mohon përzierjen në Gjykatën Supreme/ Bujar Osmani: BDI nuk ka asnjë interes, frika është te VMRO-DPMNE-ja

Presionet politike mbi gjykatësit e Supremes nuk kanë asnjë lidhje me BDI-në, thotë nënkryetar i integristëve, ministri Bujar Osmani, duke u përgjigjur ndaj akuzave të opozitës shqiptare se po ushtrohet presion politik mbi gjykatësit në Supreme.

“Teza më e keqe që ndonjëherë edhe partitë politike shqiptare i bëjnë shërbim, është për t’i treguar përfaqësimin e shqiptarëve në institucione si shtrirje partiake dhe politike. Kjo është gabimi më i madh përshkak se kjo del nga frika nga barazia, asgjë tjetër. Kjo është teza e parë. E dyta, BDI nuk ka asnjë interes të jetë e përfshirë në ndonjë presion lidhur me rastin konkret që folët edhe për ish kryeministrin Gruevski. Kjo është betejë brenda partisë VMRO-DPMNE. Atje është frika nga kthimi, përçarja e partisë, dobësimi i partisë”, th Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së.
Zërat për presion politik mbi Gjyqësorin fillimisht dolën nga opozita shqiptare. Fronti opozitar akuzoi BDI-në se po ushtrojnë presion të paprecedentë mbi gjykatësit dhe se dëshirojnë të rrënojnë çdo shtyllë të demokracisë.
“BDI-së nuk i intereson BE-ja dhe ndryshimet kushtetuese. Ata kanë nevojë që Gruevski të përpiqet të bëjë pazar politik me VMRO-DPMNE-në për hyrjen në një qeveri të zgjëruar, duke bërë pazare me deputetët e ardhshëm të LSDM-së. Sinqerisht më vjen keq për nivelin në të cilin kanë rënë Ali Ahmeti dhe BDI dhe këtë populli do ta dënojë ashpër ditën e zgjedhjeve!”, theksoi Izet Mexhiti, kryetar i LD-së.
Po atë ditë, këto pohime i konfirmoi edhe vet kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Ajo të hënën u thirr në takim në Këshillin Gjyqësor për të sqaruar problemet por Ademi nuk iu përgjigj ftesës me arsyetim se e ka agjendën e zënë dhe se këto nuk janë probleme të reja. Ajo akuzoi Këshillin Gjyqësor se nuk kanë ndërmarrë asgjë në të kaluarën për zbardhjen e këtyre problemeve. Këshilli Gjyqësor nga ana tjetër tha se do të vazhdojnë të zbardhin këto presione mbi gjykatësit, madje duke i ftuar ata të gjithë veç e veç.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments