Vijojne nderhyrjet e autoriteteve ne Itali për të ndihmuar popullsinë e prekur nga moti i keq në Toskanë , veçanërisht në provincat e Firences, Pratos dhe Pistoias .
Pompat e ujit janë në funksion në Campi Bisenzio, Seano, Poggio a Caiano, Quarrata, Montemurlo dhe përforcime të mëtejshme të ekipeve pritet të ndihmojnë popullatën.
9 mijë përdorues janë pa energji elektrike .
Presidenti i Rajonit Eugenio Giani tha se demi nga permbytjet e medha te diteve te fundit mund te shkoje deri ne 300 milionë euro.
Nderkohe nje 69-vjeçar i zhdukur që nga e enjtja në Campi Bisenzio është gjetur i vdekur.
Përmbytja që goditi Toskanën shkaktoi shtatë viktima dhe një person të zhdukur./tgcom