Pres që këto ditë të përcaktohet data e zgjedhjeve, tha kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski. Ai tha se duhet përshpejtuar punët lidhur me përcaktimin e datës dhe nëse ato do të mbahen në të njëjtën ditë apo ndaras.
“Në kuadër të parlamentit ka takime në të cilat ditët e fundit është diskutuar për rekomandimet teknike dhe ndryshimet teknike në Kodin Zgjedhor, të cilat janë pjesë e rekomandimeve të OSBE ODIHR. Pres edhe përcaktimin e datës së zgjedhjeve, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, se zgjedhjet duhet të mbahen së bashku, që të mos shpenzohen në mënyrë shtese paratë e qytetarëve.”- deklaroi Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së.