8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMasakra e Sopotit 1944- Ali Ahmeti duke përkujtuar viktimat /Gjaku nuk bëhet...

Masakra e Sopotit 1944- Ali Ahmeti duke përkujtuar viktimat /Gjaku nuk bëhet ujë, shqiptarët do bashkohen kur të bien kufijtë drejt në Evropë

Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtuan viktimat e masakrës së Sopotit nga 4 Nëntorin e vitit 1944.
Delegacioni i kryesuar nga kryetar i BDI, Ali Ahmeti, përkujtuan martirët e Sopotot. Gjatë kësaj masakre ishin ekzekutuar 64 banorë të ndryshme, përfshi edhe fëmijë.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mori pjesë në hapjen e Kompleksit Memorial: “Varrezat e Martirëve të fshatit Sopot”.

Në këtë tubim përkujtimor për 64 martirët e masakruar të këtij fshati, Ahmeti tha se, gjaku nuk bëhet ujë dhe se historia duhet të mbahet mend për të mos u përsëritur.

“Menduan se me mbulimi e tyre me dhe ata do të harrohen, por gjaku nuk humbet dhe se gjaku nuk bëhet ujë”, u shpreh Ahmeti. Ai tha se, shqiptarët i bëjnë këto vepra për të mos e harruar historinë dhe jo për hakmarrje, si mendojnë dashakëqinjtë.

Sipas tij, shqiptarët do të bashkohen kur të bien kufijtë, duke u integruar në Bashkimin Evropian. Ashtu si u bashkuam në NATO me Shqipërinë, ku në të ardhmen do bashkohet edhe Kosova, ashtu do bashkohemi në Bashkimin Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments