Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje me shumicë votash refuzoi propozim-ligjin për amnisti, i cili më herët kishte marrë dritë të gjelbër në Qeveri
Pasi nuk kaloi në Kuvend ky ligj, menjëherë reagoi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, që ishte edhe propozues, i cili tha se “prej atij momenti Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë”. Ai theksoi se vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare, është hakmarrje për mosmbështetjen e ndryshimeve të Kodit Penal nga Aleanca për Shqiptarët.
Lidhur me këtë akt ka reaguar edhe aktori Çun Lajçi me një status në rrjetin social Facebook duke e mbështetur ministrin e drejtësisë Krenar Lloga duke e inkurajuar që të vazhdojë dhe të mos dorëzohet.