7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLloga-Rejnders: Anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian do të kontribuojë më tej në...

Lloga-Rejnders: Anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian do të kontribuojë më tej në forcimin e besimit në sistemin gjyqësor

Në kuadër të Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt në Shkup, ministri i Drejtësisë, Krenar Llogar ka zhvilluar një takim me komisionerin evropian, Didier Rejnders.

omisioneri Rejnders, thuhet në kumtesën nga MD, përshëndeti aktivitetet reformuese të deritanishme, që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet familjes evropiane dhe të bëhet një shtet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian.

Ministri Lloga shprehu kënaqësinë që vendi ynë është nikoqir i një ngjarje kaq domethënëse pikërisht në këtë moment, kur po ndërmerren hapa kyç për avancimin e negociatave.

“Jemi të përkushtuar intensivisht me të gjitha kapacitetet tona për përgatitjen e Udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit që do të përcaktojë drejtimin e reformave dhe masat drejt qëllimit tonë përfundimtar – përmbylljes së negociatave deri në vitin 2030. Jemi në pritje të Raportit për Sundimin e Ligjit si instrument për zbulimin e hershëm apo parandalimin e sfidave me sundimin e ligjit”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ky hap i Bashkimit Evropian paraqet vendosjen e një baze të barabartë me shtetet anëtare në drejtim të monitorimit të reformave aktuale dhe do të ketë rëndësi të veçantë për ne në procesin e integrimit të shpejtë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments