lajmi interaktiv
Sipas Kryetarit të Komunës së Tetovës, punimet e stadiumit të qytetit duheshte të nisnin në Shtator. Jemi në fund të Tetorit dhe ende nuk kanë nisur punimet.
Kompleksitetin e kësaj problematike e njohim të gjithë dhe çdo qytetar i Tetovës e din se rikonstrukcioni i stadiumit të qytetit nuk është punë e lehtë. Problemi kryesor nuk qëndron në ndërtimin e stadiumit, por në mashtrimin e madh që Kryetari i Komunës ua servon qytetarëve.
Të gjithë e keni dëgjuar sa herë ka mashtruar e gënjyer se stadiumi do të ndërtohet muajve në vazhdim. Kaluan 2 vjet dhe ne nuk shohim asnjë hap konkret në këtë drejtim. Në takime të fshehta me këshillat vendore, ia len fajin Ecologut, ndërsa në media (para kamerave) jep premtime duke thënë se bashkarisht do ta ndërtojnë stadiumin.
Në gjithë këtë histori, dy të vërteta nuk mund të ketë. Ka vetëm një – GËNJESHTAR!
lajmi aktiv që qarkullon
https://portalb.mk/kasami-tenderi-per-rikonstruimin-e-stadiumit-te-tetoves-ne-shtator-apo-tetor/