Sindikata e Pavarur e Punënjësve të Shëndetësisë, më 19 tetor, nga ora 10:30 deri në ora 11:00, do të organizojë protestë paralajmëruese të punonjësve në të gjitha institucionet shëndetësore në vend pasi janë të pakënaqur me faktin se edhe pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka marrë përgjigje për kërkesat e tyre më 5 tetor. Ata kërkojnë rritje 30% të pagave për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe personelin administrativ dhe teknik dhe rishikim të Marrëveshjes Kolektive. Protesta paralajmëruese do të jetë në kohë pauze në mënyrë që të mos ketë ndalesë në punën me pacientë. Protestën do ta mbështesin edhe drejtuesit e ambulancave duke ndezur për një minutë sirenat dhe dritat rrotulluese të autoambulancave. Koordinator i Sindikatës së Pavarur të Punëonjsve Shëndetësorë, Bobi Bojçevski, u shpreh se protesta paralajmëruese do të jetë “për pagë dhe jetë dinjitoze” për 22 mijë punëtorë në shëndetësi. Kristina Olevska nga sindikata në spitalin “8 Shtatori” Shkup, tha se nuk pajtohen me propozimin për rritje të pagave për 15 për qind vetëm për infermierët.
“Kjo është një protestë paralajmëruese dhe faza e fundit është të dalësh në rrugë. Por është për të ardhur keq dhe e mjerë që ata që ishin heronjtë e shekullit të 21-të dalin në rrugë.”- deklaroi Bobi Bojçevski, Koordinator i Sindikatës së Pavarur së Punonjësve Shëndetësorë.
“Unë kam 25 vjet përvojë pune, me shkollim të mesëm, punoj në radioterapi, aty marr kompensim për ekspozimin ndaj rrezatimit me rreze X, marr pagë 28 mijë denar, e shporta konsumatore është rreth 49 mijë denarë, e kemi parë nga Sindikata dhe Enti i Statistikave, si të mbijetojë?!”- tha Kristina Olevska, Sindikata E SPS “8 Shtatori” Shkup.