8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVIDEO/ 'Çohu Adem!' - Ja kush qëndron pas këngës-kushtrim që pushtoi miliona...

VIDEO/ ‘Çohu Adem!’ – Ja kush qëndron pas këngës-kushtrim që pushtoi miliona zemra shqiptare nëpër botë

Kënga “Mora fjalë” dedikuar Adem Jasharit, që  vitet e fundit është kthyer në një himn në stadiumet tona dhe në protestat me sfond kombëtar është shkruar nga kompozitori nga Elbasani, Naim Gjoshi, pas një vizite në Prekaz në vitet 2000.

Kënga për herë të parë është kënduar nga këngëtari nga Drenica, Qazim Beka, në stadiumin e Prishtinës në kuadër të Epopesë së UÇK më 5 mars  2001 dhe titulli i saj ishte “Çohu Adem”!

Pamjet nga stadiumi i Prishtinës që mirëpriti aktivitetet në vigjilje të Epopesë së UÇK-së nuk kanë nevojë për koment.

Me dakortësinë e artistit Qazim Beka, këngën e këndoi edhe artistja Shkurte Fejza e sot ajo është ndër këngët-himn të nacionalizmës.

Shkurte Fejza, Qazim Beka, Ilir Shaqiri  janë pjesë e asaj plejade artistësh që i këndonin atdheut e dëshmorëve kur në ish-Jugosllavi një mision i tillë përbënte herezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments