4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani në takimin e ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit...

Bujar Osmani në takimin e ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, ku këtë vit nikoqir është Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Siç njofton MPJ-ja, në takim pritet të diskutohet për arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimin e kësaj iniciative kyçe në bashkëpunimin rajonal, rëndësinë në rrumbullakimin e integrimit evropian, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Në margjinat e takimit në Tiranë, ministri Osmani do të ketë takime dypalëshe me homologët e tij nga rajoni dhe më gjerë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments