15.9 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeParlamenti Evropian më 19 tetor voton rezolutën për raportet Kosovë - Serbi

Parlamenti Evropian më 19 tetor voton rezolutën për raportet Kosovë – Serbi

Parlamenti Evropian do të votojë rezolutën për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në seancën e dytë plenare të tetorit në Strasburg më 19 tetor.

Debati për dokumentin rreth zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Serbi u mbajt në seancën e së martës, një ditë pasi socialdemokratët nga Parlamenti Evropian kërkuan që debati të shndërrohet në rezolutë.

Në një debat të ashpër, deputetët kërkuan qetësimin e situatës dhe ndëshkimin e Serbisë pas agresionit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku, transmeton Klankosova.

Masat e propozuara ndaj Serbisë nisin nga pezullimi i takimeve në nivelin më të lartë, deri te pezullimi i plotë i financimit nga programi IPA3 dhe projektet e mëdha të infrastrukturës.

Draftteksti i Rezolutës do të publikohet ndërkohë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments