Me rastin e punësimit të personelit në sektorin publik, do të duhet të zgjidhet kandidati më i mirë, pra i pari në listë. Ligji i ri, i propozuar nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, kufizon me ligj mundësinë e hyrjes në punë të kandidatëve të renditur të dytë dhe të tretë.
Përveç kësaj, është e ndaluar edhe mundësia e punësimit me kohë të caktuar në pozita drejtuese në sektorin publik, si dhe është i ndaluar punësimi përmes Agjencisë për Punësim të Përkohshëm.
Ministri në MPB, Azir Aliu, ka shpjeguar sot risitë në Ligjin për Sektorin Publik dhe Ligjin për Zyrtarët Administrativë.
Këto dy ligje të reja do të prezantohen në seancën e qeverisë javën e ardhshme, e së shpejti edhe në Kuvend, me flamurin evropian.