8.8 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeLirohet Milan Radojçiq – i ndalohet shkuarja në Kosovë

Lirohet Milan Radojçiq – i ndalohet shkuarja në Kosovë

Gjykata në Beograd e ka liruar Millan Radoiçiqin nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje, ka njoftuar Gjykata e Lartë në Beograd.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.

Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

Me vendimin e 4 tetorit, atij i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.Është thënë se atij i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe ai është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments