8.2 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri,...

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Dy intervista, njëra për CNN, tjetra për Televizionin serb “Happy”, shfaqën dy fytyrat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Njëra për publikun serb dhe tjetra për publikun e huaj.

Pas konfliktit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre serbë, dhe për të cilin përgjegjësinë e mori nënkryetari i deritanishëm i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, presidenti i Serbisë u përball me një detyrë jo aq të thjeshtë – ta sqarojë vetë ngjarjen, për të përcaktohej për të, por edhe sipas asaj se me porosinë e kujt ndodhi.

Mirëpo, siç transmeton “Nova“, askush nuk e priste që për vetëm 24 orë presidenti i Serbisë do të bënte dy paraqitje krejtësisht të ndryshme për të njëjtin rast.

Në bisedën me Christiane Amanpour për CNN, Vuçiqit iu desh të jetë konkret në përgjigjet e tij, duke përfshirë edhe përgjegjësinë e Milan Radoiçiqit.

“Pyetja është e thjeshtë, po apo jo?”, tha Amanpour, duke kërkuar nga Vuçiq të deklarojë qartë nëse Radoiçiq do të dënohet.

Ajo mori përgjigjen e mëposhtme:

“Serbia sigurisht që do t’i kërkojë llogari të gjithë personave që kanë kryer vepra kriminale, ai është i qasshëm dhe në territorin tonë prokuroria do të bëjë punën e saj. Mirëpo, ka edhe diçka tjetër, unë po flisja për problemet, problemi është se serbët donin të mbroheshin dhe unë nuk do ta mbroj vrasjen e një polici të Kosovës dhe e dënoj. Serbët janë arrestuar pa asnjë akuzë”, tha Vuçiq me këtë rast, përcjell Telegrafi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments