16.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmePlani mizor i Vuçiqit, gjenerali shqiptaro-amerikan M.Maralusha,zbardh prapaskenat: Planifikonin rrëmbimin e policëve...

Plani mizor i Vuçiqit, gjenerali shqiptaro-amerikan M.Maralusha,zbardh prapaskenat: Planifikonin rrëmbimin e policëve të Kosovës!

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar në lidhje me terroristët serbë të arrestuar nga policia e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook tregoi një nga skenarët që Vuçiq po përgatit për t’i liruar këta terroristë.

Maralusha tha se një nga mënyrat është grabitja e policëve të Kosovës dhe përdorimi i tyre në një shkëmbim të mundshëm.

Kësisoj, gjenerali kërkoi nga pjesëtarët e policisë sonë që të jenë të kujdesshëm, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vuçiq i ka dhënë direktiva Njësive Diversante që të bëjnë çmos që terroristët e zënë robër me 25 shtator 2023, të lirohen me përdorimin e të gjitha mënyrave që ekzistojnë. Një ndër mënyrat është edhe grabitja e policëve të Kosovës dhe përdorimi i tyre në një shkëmbim të ardhshëm. Prandaj, unë rekomandoj që forcat policore të Kosovës të jenë vigjilente deri në maksimum.

Unë vet kam qenë pjesë në këso lloj operacionesh në Vietnam, Irak dhe Bosnjë. Në Bosnjë dhe Irak, ka marrë pjesë edhe djali im, Adriani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments