1.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeKëto janë 48 bazat ushtarake serbe në kufirin me Kosovën(DOKUMENTE)

Këto janë 48 bazat ushtarake serbe në kufirin me Kosovën(DOKUMENTE)

Bëhet fjalë për 48 baza ushtarake, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmerisë. Ajo me këto forca gjithnjë ka ushtruar tensione dhe paralajmërime pë konflikt duke shkelur edhe vijën kufitare të demilitarizimit prej 5km që ishte pjesë e marrëveshjes së Kumanovës.

Për këto baza ushtarake ka alarmuar vazhdimisht edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Kurti kishte vënë theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë.

Analisti boshnjak pë siguri, Jasmin Mujanoviq përmes Twitter ka publikuar dokumente ku shihet saktësisht vendndodhja e 48 bazave operuese ofensive të vendosura nga Serbia afër kufirit me Kosovën.

Ai ka thënë se ka pranuar një sërë dokumentesh ku përshkruhet në detaje prania e Rusisë në politikën e sigurisë së Serbisë.

Përgjatë 350 km kufi, Ushtria e Serbisë është e ndarë në tri brigada.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin të katërtës, e shtrirë përskaj pjesës lindore të Kosovës.

Në këtë zonë ushtria mbanë edhe artileri, përveç trupave që janë afër 300, krahas oficerëve tjerë në dy brigadat e dislokuara pak mbi veri të Kosovës.

Të gjitha bazat ushtarake serbe shtrihen në distancë nga 50 metra, që është ajo në Maxheere (Preshevë-Gjilan), e deri në afër 4 km larg brezit kufitar.

Fare pak më i vogël, është numri i bazave të xhandarmërisë që Serbia poashtu i ka funksionale krejt afër Republikës që ende e mbanë në Kushtetutë si territor i saj. Klan Kosova kishte dhënë detaje për këto baza.

Rusisë në politikën e sigurisë së Serbisë. Shiko👇🏻

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments