9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAfrim Ibrahimi / Alarmi demokratik i vonuar i kryeminisrit Edi Rama

Afrim Ibrahimi / Alarmi demokratik i vonuar i kryeminisrit Edi Rama

“Deklarata e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit dhe ne e kemi të pamundur të linjëzohemi me Bashkimin Evropian pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit, ku ka ndodhur një zhvillim dramatik pasi është vrarë një efektiv i Policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës, gjë që është pasuar nga shpallja e një ditë zie kombëtare në Beograd”, deklaroi Edi Rama në Itali (27 Shtator 2023), duke arsyetuar vendimin për të kundërshtuar deklaratën e Josep Borrel që Serbia dhe Kosova të nisin pa vonesa dialogun për marrëveshjen që kanë pranuar në Bruksel e Ohër. Duke i cilësuar këto veprime të Serbisë si të papranueshme, të pajustifikueshme, të dënueshme, jo europiane dhe sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për të gjithë rajonin dhe për Europën, këkoi që Bashkimi Europian dhe i gjithë komuniteti euroatlantik të vërë  “alarmin demokratik në nivelin më të lartë”.  

Por le ta ndihmojmë pak z. Rama, me shembuj nga përditshmëria e tij, për ta kuptuar më lehtë dallimin mes “grupeve kriminale” dhe terroristëve:   grupe kriminale janë ato që montuan kamera nëpër shtyllat elektrike të qyteteve të Shqipërisë, për të monitoruar institucionet e shtetit me të cilin qeveris z. Rama si kryministër- grupe që gjatë zgjedhjeve elektorale mbledhin vota për partitë duke frikësuar dhe terrorizuar shqiptarët, e pastaj bëjnë ligjin nëpër qytetet e Shqipërisë. Janë ato grupe, me  bëmat e të cilëve jemi mësuar që të fillojnë lajmet çdo ditë në televizionet shqiptare.

Terroristët me uniforma ushtarake kamuflazhi, të cilët z. Rama i quan grupe kriminale për ta shkarkuar mikun tuj Aleksandër nga përgjegësia, të cilët udhëtuan nëpër rrugët e Serbisë dhe kaluan kufirin e Kosovës me autoblinda të ushtrisë dhe armatin të rëndë të marrë në dorëzim nga magazinat e ushtrisë, janë pjesë e ushtrisë gjenocidale të Serbisë, të përbërë ngaNdërsa  paramilitarë, pjestarë të sigurimit shtetëror serb dhe njësite speciale të ushtrisë, që në Kosovë erdhën për të bërë po atë që kishin bërë gjatë gjith historisë së vjetër dhe të re, edhe kur miku Aleksandër i z. Rama ishte ministër i Slobodan Millosheviqit.

Ndaj, nuk është shpallja një ditë zie kombëtare nga ana e mikut Aleksandër të z. Rama “sinjali më i keq”, e as “gjesti më joeuropian” i shtetit gjenocidal të Serbisë, por mospendimi për masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë historisë së vjetër dhe të re të Gadishullit Ilirik dhe gatishmëria për ta përsëritur atë, e shrehur hapur, në çdo qëndrim publik, jo vetëm e pozitës, por për fat të keq, edhe e opozitës serbe.  

Ndaj “alarmin demokratik” që z. Rama e kërkon nga BE dhe komuniteti euroatlantik, do ta duhej ta kishte vënë vet ai, shumë kohë më parë, para se të shfajësonte mikun e tij Aleksandër para BE dhe komunitetit Euroatlantik, duke e portretizuar si paqësor dhe bashkëpunues, me themelimin e “Ballkanit të Hapur”. Athua se nuk ishte ai krimineli i luftës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Millosheviqit, i cili jo shumë kohë më parë, u kërcënohej këtyre dy komuniteteve, se për një serb të vrarë do të vriste 1000 “muslimanë”. “Alarmin demokratik” do te duhej ta kishte vënë para se në tetor të vitit 2022, në Strasburg, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, të deklaronte se “…presidenti serb është miku im… nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur vjen puna mbi sanksionet kundë Rusisë sepse nuk u mbijeton dot sanksioneve”, duke ju bashkëngjitur nga ana tjetër me entuziazëm presioneve dhe masave të BE kundër Kosovës. Alarmin demokratik do të duhej ta kishte vënë vite e vite më parë për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të Sanxhakut, ku miku i tij Aleksander ka ngritur kampet për stërvitjen e këtyre terroristëve dhe grumbulluar ushtrinë, para se ata të vinin në Kosovë për të kërcënuar sovranitetin e Kosovës e me kte edhe të Shqipërisë. Ashtu siç do të duhej të bënte edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku miku i tij Aleksandër vazhdon me vite, i papenguar, spastrimin etnik përmes pasivizimit të adresave dhe masave të tjera perfide, për të detyruar shqiptarët të braktisin vendbanimet e tyre.

Alarmin demokratik do të duhej ta kishte vënë vite e vite më parë për gjendjen e vështirë të çamëve në Greqi, të cilëve u mohoen të drejtat elementare të deklarimit të etnisë, e drejta për pronën, shkollimit në gjuhën amtare… para se të Greqia të arrinte me pretendime territoriale deri në Himarë, përmes elementeve kriminalë dhe terroristë si Fredi Beleri.

Por tanimë, për z. Rama është shumë vonë! Sepse nga të gjithë shqiptarët, Edi Rama është shqiptari me besueshmërinë më të ulët në sytë e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të kërkuar një gjë të tillë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments