Në datën e sotme, më 30 shtator 2018 u mbajt referendumi me pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Nëse referendumi ishte i suksesshëm apo jo, varet kë pyesni. Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe qeveria thanë se ka qenë i suksesshëm, gjegjësisht shumica e atyre që kanë shkuar për të votuar janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa VMRO-DPMNE ka kritikuar se referendumi ka qenë i pasuksesshëm sepse më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore nuk votuan.
I përgëzoj të gjithë qytetarët. Sot arritëm sukses për demokracinë dhe sukses për Maqedoninë europiane… Suksesi është i përbashkët i vendit tonë dhe i të gjithë qytetarëve. Pavarësisht bojkotit të organizuar nga kryesia e VMRO-DPMNE-së, me disa përjashtime, pres që shumica e madhe e qytetarëve që votuan zgjodhën rrugën europiane për Maqedoninë”, tha Zoran Zaev, ish kryeministër (30.09.2018).
Nga gjithsej 1.806.336, në referendum morën pjesë 666.743 qytetarë, nga të cilët 609.813 votuan “PËR” dhe 37.700 votuan “KUNDËR”, ndërsa 19,230 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
“Maqedonia sot tha, njoftoi se marrëveshja nuk po kalon. Kemi një referendum thellësisht zhgënjyes. Politika e qeverisë dhe e Zoran Zaevit përjetoi një debakli dhe sot Maqedonia me të vërtetë fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e kanë përkrahur këtë marrëveshje të turpshme, pra numri i qytetarëve që kanë abstenuar ose kanë votuar kundër marrëveshjes, është shumë më i madh se ata që kanë votuar pro marrëveshjes. Fakti është se marrëveshja me Greqinë nuk mori dritën jeshile, u ndal nga populli”, the Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së (30.09.2018).
Koalicioni qeveritar i udhëhequr atëherë nga Zoran Zaevi e mbështeti referendumin. Shumë zyrtarë, ambasadorë dhe udhëheqës të BE-së e mbështetën referendumin.