Ministëri i Britanisë së Madhe për çështje evropiane, Leo Docherty, është shprehur i lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR’in në Kosovë.
Docherty ka thënë se Britania e Madhe është e përkushtuar ndaj NATO’s dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Ai ka bërë thirrje që të dyja vendet t’i kthehen dialogut.
”Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka deklaruar ai.
Pleased that UK forces are bolstering KFOR in Kosovo, demonstrating our commitment to NATO and stability in the Western Balkans.
We urge calm and de-escalation from all sides. The only sustainable path to peace in Kosovo is through dialogue.
— Leo Docherty MP (@LeoDochertyUK) September 30, 2023