9.8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmePartia Serbëve të Kosovës: Qeveria e Kosovës të nis dialogun me serbët...

Partia Serbëve të Kosovës: Qeveria e Kosovës të nis dialogun me serbët lokal në veri

Partia e serbëve të Kosovës(PSK), ka reaguar pas sulmit terrorist në Banjskës ku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fillojë dialogun me serbët lokal të veriut.

“I bëjmë thirrje Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që në vend të veprimeve të tilla të tepruara të fillojnë dialogun politik me serbët nga veriu i Kosovës dhe të përpiqen të arrijnë një sukses të përbashkët në komunikimin direkt, i cili varet vetëm nga ne”, thuhet në komunikatën e PSK-së.Më tej ai ka kërkuar që të mos humbet kohë pasi sipas tij çdo vonim mund të sjell rezultatet shkatërruese.Nëse presim KFOR-in, EULEX-in, UNMIK-un si deri më tani do të humbim kohë të çmuar dhe nuk do të shkojmë larg, dhe rezultatet do të jenë shkatërruese si për shqiptarët ashtu edhe për serbët që pa dyshim duan një të ardhme më të mirë dhe të sigurt, duke respektuar interesat jetike dhe palët tjera”.

Më tej ata e kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta shpall veriun “Zonë operative antiterroriste”

“Konflikti i armatosur me 24 shtator në Banjskë në të cilin humbën jetën tre bashkëatdhetarë tanë serbë dhe një polic i Kosovës, është tragjedi që nuk ka nevoj të përshkruhet me fjalë dhe trishtimi duket në çdo hap teksa vajtojmë viktimat tona. Ishte Alarmi i fundit për të gjitha anët në procesin e dialogut që synonte pajtimin, dhe u sollëm buzë një konflikti të hapur serbo-shqiptar në shkallë më të gjerë. Në vend që ky moment dhe sakrificat tona të përbashkëta të jenë një paralajmërim i madh për ne që të ndalemi dhe të marrim disa vendime kompromentuese dhe relaksuese që nuk po ndodhin tani për tani. Fakti që Qeveria e Kosovës njoftoi me procedurë të shprehur se i gjithë Veriu u shpall “zonë operative antiterroriste” po na çon të gjithëve në drejtim të paditur! Në të njejtin moment serbët duke bllokuar Jarinjen dhe Bërnjakun bëhen pengje të kampit më të madh në Evropë të shekullit 21 të quajtur Veriu i Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.

Partia e serbëve të Kosovës ka thënë se nuk pranojnë etiketimin e serbëve dhe veriut me etiketimin e terroristëve.

“Kjo është një lëvizje e pamatur e Qeverisë së Kosovës që potencialisht do të provokojë presion të shtuar të policisë së Kosovës ndaj qytetarëve, e në anën tjetër mund të provokojë zemërim dhe revoltë të serbëve”, kanë përfunduar Partia e serbëve të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments