Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB u është përgjigjur akuzave të opozitës duke potencuar “Dënimet për pedofilët u ulën kur Besa, Alternativa dhe Mexhiti ishin në Qeveri”.
“Është mëkat i madh njerëzor por edhe politik, biles ështe për të ardhur keq kur “turpin” e juaj u mveshni të tjerëve. Ligji në fjalë është propozuar në 2021 kur në Qeveri ka qenë Levizja Besa me Izet Mexhitin dhe ka vazhduar përsëri me Izet Mexhitin dhe me Alternativën përsëri në Qeveri 2022/2023 dhe është votuar në Kuvend në kohën kur unë nuk kam udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë. Në lexim të parë arritëm të gjejm materialet se kanë votuar PËR: Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi, Fadil Zendeli, Hysni Ismaili etj. Me përgjegjsin me të lartë morale, penale dhe materiale demantoj pretendimet e juaja dhe se gjysëm e verteta nuk i bën nder askujt, përkundrazi dëmton të vërtetën. Ngritja e këtyre temave nga amator partiak në studio televizive pa marrë qëndrime të ekspertëve të fushës jovetëm se e dëmton kauzën dhe luftën kundër pedofilisë por i sjellë huti dhe pasiguri opinionit të gjërë– tha ai..