Është tejet shqetësuese dhe e dhimbshme vrasja e Reshterit të policisë Afrim Bunjakut dhe plagosja e një polici, andaj ky akt është akt barbarë dhe terrorist nga grupet e egra kriminale sërbe në Veri të Kosovës, njiherit akt i rëndë ndaj shtetit të pavarur të Kosovës, me çka tentohet në destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit.
BFI e RMV apelon në kujdesin e nivelit të lartë, bashkpunim me faktorin e jashtëm me qëllim të evitimit dhe mbrojtjes nga tendencat e fliqura të politikēs sërbe në Kosovë që kanë për qëllim pengimin e qetësisë, sigurisë dhe paqës në Kosovë dhe më gjërë.
Në emër të Bashkēsisë fetare islame e RMV dhe në emrin tim shprehi ngushllime të thella familjes së viktimës duke ju lutur të Madhit Zot t’ju jep durim të paluhatshëm, të ndjerin ta përfshijë në meshirën e Tij duke i dhuruar xhenetin e amshueshëm, policit të plagosur shërim të shpejtë.
REISUL ULEMA I BFI E RMV
H.HFZ. SHAQIR EF FETAI