15.4 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajmePresidenti i Shqipërisë Begaj: Sulmi ndaj policisë akt i organizuar kriminal ndaj...

Presidenti i Shqipërisë Begaj: Sulmi ndaj policisë akt i organizuar kriminal ndaj rendit dhe sigurisë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka dënuar sulmin e njw grupi terrorist në veri të Kosovës ku një polic mbeti i vrarë dhe dy tjerë të plagosur.

Ai ka thënë se ky është akt i organizuar kriminal për cenim të sigurisë në Kosovë.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”- ka shkruar Begaj.

Tutje, Begaj i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai po ashtu ka theksuar se nevojitet qetësi e bashkëpunim me KFOR-in dhe aleatët.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”- është shprehru Begaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments