16.9 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajmePërfundoi misioni vlerësues i BE-së për Këshillin Gjyqësor, priten masa

Përfundoi misioni vlerësues i BE-së për Këshillin Gjyqësor, priten masa

Ekipi i ekspertëve të Bashkimit Evropian, i udhëhequr nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Kroacisë, Branko Hrvatin, ka përfunduar misionin e vlerësimit të situatës me Këshillin Gjyqësor në vend dhe pritet së shpejti të dalë me propozimin për masa. Kjo mësohet nga njoftimi për takimin që zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska, ka pasur dje pasdite me kroatët, ndërsa finalizimin e misionit vlerësues këtë javë e ka paralajmëruar edhe ambasadori evropian David Geer.

Nga kabineti i Gërkovskës informuan se ekipi i BE-së pritet të propozojë “masa afatshkurtra dhe afatmesme për reformën e Këshillit Gjyqësor”. Zëvendëskryeministrja Grkovska, sipas njoftimit, i tha gjykatësit suprem kroat se, për fat të keq, Këshilli Gjyqësor, si një nga institucionet më të rëndësishme që duhet të garantojë pavarësinë, objektivitetin, efikasitetin dhe cilësinë në sistemin gjyqësor, ka humbur besueshmërinë e tij dhe duhet të merren masa urgjente për tejkalimin e kësaj gjendje”.

Eksperti ligjor Hrvatin tha se në kuadër të misionit vlerësues ai dhe ekipi i tij kanë pasur një sërë takimesh përmes të cilave janë njohur në detaje me situatën në këtë institucion. Vijon përgatitja e raportit, pas së cilës pritet të dorëzohen rekomandimet, të cilat do të përmbajnë propozime konkrete për reforma në planin afatshkurtër dhe afatmesëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments