BallinaLajmeDilaver Goxhaj: Ja përse heshtin disa nga ish kolegët e mi të... LajmeRajon Dilaver Goxhaj: Ja përse heshtin disa nga ish kolegët e mi të UÇK-së.( video) By admin 23.09.2023 0 183 Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Ish-gjenerali Dilaver Goxhaj, ka folur në Euronews Albania në lidhje me arrestimin e djalit të tij, Dritan Goxhaj, me urdhër të Gjykatës Speciale në Kosovë.Dilaver Goxhaj zbuloi se i biri është i qetë në ambientet e burgut pasi është krenar për pjesëmarrjen e tij në luftën në Kosovë.Pavarësisht se Gjykata e Tiranës pranoi ekstradimin e Goxhaj për llogari të Speciales në Hagë, babai i tij u shpreh i bindur se hallkat e tjera të gjyqësorit në Shqipëri do ta rrëzojnë këtë vendim.Ai shtoi se i biri ka bërë një luftë të drejtë dhe po dënohet vetëm për fjalën e lirë.“Dritani është i qetë për arsye se është krenar që ka marrë pjesë në dy luftëra shqiptare në Ballkan nga tre luftëra që janë bërë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi, dënohet thjesht për fjalën e lirë dhe nuk është aspak i shqetësuar. Është shumë mirë dhe i bindur që nuk ka për t’i ekstraduar. I bindur se drejtësia shqiptare do të jetë drejtësi demokratike”, tha ai.Gjithashtu Dilaver Goxhaj, u ndal dhe te puan e Gjykatës Speciale, ngritjen e të cilës e cilësoi si një marrëzi.Sipas tij nuk mund të cilësohet në asnjë mënyrë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë terroriste, pasi ajo ishte një ushtri me të gjitha standardet, e cila u quajt nga NATO si këmbësori e aleancës.Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.Goxhaj akuzohet si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Artikulli paraprakShqipëria, pasaporta edhe për talentët e sportit nën moshën 18 vjeçareArtikulli tjetërMerakli të kafesë/ Maqedonia para Kosovës dhe Shqipërisë, renditet e 18-ta në botë admin RELATED ARTICLES Lajme Drejtori i Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë Rasim Zuferi, u shkarkua nga Kuvendi pasi ka lejuar dhënien e akreditimit për Fakultetin... 22.01.2025 Lajme Në Tetovë u bë hapja e kopshtit të ri të fëmijëve, me kapacitet kujdesi për 165 fëmijë 22.01.2025 Bota Grenelli e akuzoi se kishte rol në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, shkarkohet Bruce Schwartz 22.01.2025 - Advertisment - Most Popular Drejtori i Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë Rasim Zuferi, u shkarkua nga Kuvendi pasi ka lejuar dhënien e akreditimit për Fakultetin... 22.01.2025 Në Tetovë u bë hapja e kopshtit të ri të fëmijëve, me kapacitet kujdesi për 165 fëmijë 22.01.2025 Grenelli e akuzoi se kishte rol në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, shkarkohet Bruce Schwartz 22.01.2025 Trump kërcënon BE-në dhe Kinën me tarifa nga 1 shkurti 22.01.2025 Më shumë Recent Comments