3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOpozita shqiptare me kallëzim për BDI-në/ Dyshim për korrupsion dhe konflikt të...

Opozita shqiptare me kallëzim për BDI-në/ Dyshim për korrupsion dhe konflikt të interesit me EUROVIA-n

Partitë opozitare shqiptare dorëzuan deri te Komisioni për Antikorrupsion denoncuan dyshime për korrupsion dhe konflikt të interesi mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kompanisë EUROVIA. Dyshimet, siç pohojnë opozitarët, janë se kjo kompani paraqitet si donator i BDI-së ndërsa merr pjesë në punimet që do të zhvillohen në Korridorin 8. Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani, tha se dyshimet janë se ka larje parash dhe bërje biznesi, ndërsa konfirmimin e kësaj e presin nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.Baza e këtij kallëzimi është dyshimi ynë se ka korrupsion dhe konflikt interesi në relacionet e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim me kompaninë EUROVIA, e cila paraqitet edhe si donatore e kësaj partie, por edhe si kontraktuese në punët që do të zhvillohen në Korridorin 8. Për informacion të opinionit, kjo kompani është donatore kryesore e BDI-së, duke i dhënë asaj rreth 70.000 euro vetëm në vitin 2022. Në anën tjetër, pikërisht kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.8 milion euro nga Ministria e Jashtme.”- deklaroi Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments