4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeWeber: Duhet një zgjidhje e përhershme për deeskalimin në veri

Weber: Duhet një zgjidhje e përhershme për deeskalimin në veri

M.Sh/RTKlive

Duhet bërë një marrëveshje për deeskalimin të përhershëm të situatës në veriun e Kosovës, e këtu duhet të përfshihen edhe zgjedhjet dhe kthimi i serbëve lokalë nëpër institucione. Kështu ka deklaruar për mediet serbe eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber.

Ai ka kritikuar qasjen kohëve të fundit të Bashkimit Evropian në raport me zhvillimet në Kosovë, përkatësisht kur bëhet fjalë për veriun.

Weber tha se pas zhvillimeve të majit dhe ngjarjeve të mëvonshme, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet të kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës.

“Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe këshilla komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u kthyer në polici dhe gjyqësor”, ka thënë Weber për Tanjug.

Ai shtoi se në kontekstin aktual politik asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje dhe kjo sipas tij, do të ishte mënyra më e shpejtë për rizgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments